Einxhel Shkira shtatzënë për herë të dytë? Moderatorja shton sërish dyshimet me veprimin e saj të fundit

Einxhel Shkira shtatzënë për herë të dytë? Moderatorja shton sërish dyshimet me veprimin e saj të fundit

10:04, 01/07/2023
A+ Aa A-

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Ata u njohën brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku nisën dhe lidhjen e tyre të dashurisë e cila vazhdoi dhe pas mbarimit të spektaklit.

Image

E pak kohë pas daljes nga shtëpia e famshme, moderatorja dha lajmin se ishte në një pritje të ëmbël dhe tashmë ata janë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Trev.

Mirëpo edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj që kur ish-banorja solli në jetë vogëlushin e saj, fansat dyshojnë se ajo mund të jetë shtatzënë sërish.

Kur moderatorja ishte në pritje të ëmbël, ajo publikoi një selfie të sajën ku krahas fotos shkruante: “Hedhoww”.

Dhe këtë veprim moderatorja e bëri sërish dhe fansave të saj nuk iu ka shpëtuar ky detaj, teksa postuan disa javë më paeë një status ku shkruanin:

“Herën e fundit që the Hedhoww ishe shtatzënë. Vras mendjen cila është surpriza jote kësaj here.”

Dhe postimin e fansave, moderatorja e shpërndau në InstaStoryn e saj ku shkroi: “Lol sa mirë më njihni”- duke shtuar kështu dyshimet se fansat mund të kenë të drejtë.

Image

E së fundmi, ajo i ngriti sërish dyshimet se është në pritje të ëmbël me komentin e saj në foton e këngëtarit Alban Ramosaj.

Teksa krahas postimit të tij ai shkruante:

“M’boni tag n’story naj gotë Gin Tonic”.

Ndërsa komenti i moderatores ishte:

“A bon nje gote me uje qe duket si GinTonic?”- e duket se refuzimi i alkoolit, ka ngritur dyshimet se Einxhel mund të jetë në pritje të fëmijës së dytë me Dj Dagz.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco