Mbreti Charles III, ‘dëbon’ përfundimisht Princ Harry dhe Meghan Markle nga Mbretëria e Bashkuar

Mbreti Charles III, ‘dëbon’ përfundimisht Princ Harry dhe Meghan Markle nga Mbretëria e Bashkuar

09:36, 01/07/2023
A+ Aa A-

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë ndërprerë përfundimisht të gjitha lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar.

Çifti të cilët dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore në 2020, kanë dorëzuar çelësat e rezidencës Frogmore Cottagey pas kërkesës nga familja mbretërore.

Rezidenca mbretërore ishte banësa e  çiftit në Angli, por mbreti Charles kërkoi që çifti të lironte pronën sa më shpejt të ishte e mundur.

Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it iu dhurua vila Frogmore me pesë dhoma gjumi nga mbretëresha e ndjerë Elisabeth si dhuratë martese në vitin 2018. Meghan dhe Harry mezi kanë jetuar në rezidencën mbretërore gjatë tri viteve të fundit, e cila tashmë duket se nuk i përket më atyre.

Rikujtojmë, se kurorëzimi i Mbretit Charles u ndoq nga 18 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar Ndër të tjera mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla po përgatiten për një kurorëzim të dytë këtë verë, me një ceremoni të planifikuar në Skoci dhe nderime që do t’u bëhen atyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco