FOTO/ Duel në kafaz me Mark Zuckerberg, Elon Musk nis stërvitjen

FOTO/ Duel në kafaz me Mark Zuckerberg, Elon Musk nis stërvitjen

17:50, 28/06/2023
A+ Aa A-

CEO i Twitter dhe Tesla, Elon Musk ka nisur stërvitjen intesnive për të qenë në formë për përballjen e tij në kafaz me themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg.

Në postimet e fundit Musk ka treguar teknikën e tij për të mposhtur kundërshtarin në seancën stërvitore me Lex Fridman, i cili e lavdëroi atë për forcën e tij.

Sipas Fridman, 51-vjeçari demonstroi forcë, teknikë dhe aftësi luftarake para përleshjes që do të vlejë 1 miliardë dollarë.

Podkasteri i njohur Fridman ndau po ashtu foto të seancës së tyre stërvitore, ku Musk duket që e hedh atë në tokë.

Fridman megjithatë nuk ka mbajtur anën, pasi ka trajnuar edhe Zuckerberg, i cili mban një rrip të zi në jiu-jitsu, me videon nga kjo seancë që e ka postuar në rrjetet sociale më 25 qershor.

Zuckerberg dhe Musk po ashtu janë shfaqur të dy në podcastin e Lex Fridman, i cili diskuton një sërë temash, ku përfshihet inteligjenca aritificiale, shkenca dhe filozofia.

Tashmë na mbetet të shohim se kush do fitojë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco