Njerëzit sërish kritikojnë Kim për editimin e fotove

Njerëzit sërish kritikojnë Kim për editimin e fotove

13:22, 28/06/2023
A+ Aa A-

Kim Kardashian është akuzuar sërish për editimin “e panevojshëm” të fotove të saj në Instagram.

Sipas llogarisë @problematicframe në Instagram, e cila ekspozon ndikimin negativ që sjell editimi i fotove në këtë platformë, Kim editoi një foto të sajën në prezantimin e koleksionit të ri të Louis Vuitton.

Image

Llogaria krahasoi foton origjinale të shkrepur nga Getty Images dhe atë të edituarën, të postuar nga Kim në Instagram dhe ylli 42-vjeçar kishte edituar pjesën e stomakut, krahët, belin, gjoksin, shpatullat, mjekrën dhe nofullën që të dukeshin më të holla dhe më të tonifikuara.

Image
 
Menjëherë njerëzit nisën ta kritikonin Kim:
 
“Është shumë e çuditshme që ajo ka bërë gjithçka që mund të bëjë një njeri, për të arritur pamjen ideale dhe sërish editon fotot që të duket më e dobët”, shkroi dikush në sektorin e komenteve.
 
“Është çmenduri niveli ku ka arritur kjo grua, e cila për vite të tëra ka kryer operacione, bën trajtime të shumta dhe sërish, nuk ndihet mirë me veten”, tha një tjetër person.

 
Kim është akuzuar disa herë për përdorimin e photoshop-it nëpër fotot e saj. Në prill, Kim publikoi një foto me rroba banjo dhe njerëzit vunë re se i mungonte gishti i mesit dhe se një pjesë e kofshës dukej e pikseluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco