Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Një vit pas lindjes së tij, Kylie Jenner dhe Travis Scoot ndryshojnë ligjërisht emrin e djalit të tyre

Një vit pas lindjes së tij, Kylie Jenner dhe Travis Scoot ndryshojnë ligjërisht emrin e djalit të tyre

12:21, 28/06/2023
A+ Aa A-

Modelja e njohur Kylie Jenner dhe ish-bashkëshorti i saj Travis Scoot  kanë plotësuar dokumentet për të ndryshuar ligjërisht emrin e djalit të saj njëvjeçar.

Image

Dyshja u bënë prindër për herë të dytë me 2 shkurt të vitit 2022, ndërsa vendosën që të voglin e tyre ta quajnë Wolf Jacques Webster.

Mirëpo disa muaj më vonë përmes një postimi në Instagramin Kylie tregoi se dyshja ia kishin ndryshuar emrin të voglit, megjithatë ajo nuk zbuloi se si e kanë quajtur atë.

“Emri i djalit tonë nuk është më Wolf, ne thjesht nuk ndiheshim sikur ishte ai. Thjesht doja ta ndaja sepse vazhdoj ta shoh Wolf kudo.”

Mirëpo së fundmi është zbuluar se emri i ri i vogëlushit është Aire Webster, që do të thotë luani i zotit.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, më 26 qershor është konfirmuar ligjërisht ndryshimi i emrit të Aires.

Mirëpo në rrjet qarkulluan lajme që ndryshimi i emrit të ylli televiziv ka lidhje me shoqen e saj Tammy Hembrow, pasi në kohën kur lindi i bebi i Kyliet  djali i Tammy ishte gjashtë vjeç dhe quhej Wolf.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco