Jo nga reçeli, kështu e paska mësuar Shakira tradhtinë e Pique-s

Jo nga reçeli, kështu e paska mësuar Shakira tradhtinë e Pique-s

10:37, 28/06/2023
A+ Aa A-

Shakira nuk mendoi se do të mund t’ia dilte kur zbuloi se Gerard Pique e ‘tradhtoi’ atë ndërsa babai i saj ishte në kujdes intensiv.

“Gjithçka ndodhi menjëherë”, kujton ajo. “Shtëpia ime po shkatërrohej. Po mësoja përmes shtypit se isha tradhtuar ndërsa babai im ishte në spital”.

Shakira nuk mund të shkonte te babai i saj, të cilin ajo e konsideron “mikun e saj më të mirë”, për “këshillat që i duheshin aq shumë” në atë kohë.

“Njeriu që kam dashur më shumë në jetën time, babai im, po më linte kur kisha më shumë nevojë për të”, tha ajo.

Tani që Chadid po shërohet, këngëtarja e “Hips Don’t Lie” vlerësoi “rezistencën” e tij, si dhe martesën e gjatë me nënën e saj, Nidia Ripoll Torrado.

“Ata të dy kanë qenë një reflektim i asaj ëndrre që nuk u realizua për mua. Por shpresoj që ata të jenë model për fëmijët e mi”, shtoi Shakira.

Fituesja e Grammy-t solli në jetë të vegjlit e saj përkatësisht në vitin 2013 dhe 2015. Ajo dhe futbollisti njoftuan ndarjen e tyre në qershor 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco