Nga procesi i lindjes tek zgjedhja e emrit, Fifi na zbulon disa detaje të reja rreth fëmijës së saj

Nga procesi i lindjes tek zgjedhja e emrit, Fifi na zbulon disa detaje të reja rreth fëmijës së saj

09:15, 28/06/2023
A+ Aa A-

Rreth dy muaj më parë Filloreta Raçi e njohur si Fifi u bë nënë për herë të parë. Artistja solli në jetë djalin e saj të cilin e ka quajtur Theo Mal.

Së fundmi në një bisedë virtuale në Instagram një ndjekës/e e ka pyetur pse ka zgjedhur pikërisht këtë emër për foshnjën e saj.

Më tej Fifi ka shpjeguar: Theo-nga latinishtja e vjetër do të thotë Zot. Mal-nofka e xhaxhait të ndjerë të Adisit. Dhe kur e lidha Theo Mal e përktheva si “Zot i Maleve”.

Image

Një tjetër pyetje që i është bërë këngëtares ka qenë në lidhje me procesin e saj të lindjes, nëse ishte natyral apo një lindje çezariane. Fifi tregoi se ka bërë një lindje natyrale, duke shtuar: “Lindje natyrale, absolutisht. Edhe pse ishte dhimbja më e tmerrshme që ekziston, atë ditë kuptova pse thonë inshallah shpëton nëna dhe fëmija.”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco