Shakira: Pique më tradhtoi teksa babai im ishte në spital në gjendje të rëndë shëndetësore

Shakira: Pique më tradhtoi teksa babai im ishte në spital në gjendje të rëndë shëndetësore

16:04, 27/06/2023
A+ Aa A-

“Ai erdhi në Barcelonë për të më ngushëlluar pasi isha në trishtim për shkak të ndarjes sime”, tha fituesja e “Grammy” për People en Espanol në lidhje me babain e saj, William Mebarak Chadid.

Shakira, shpjegoi se babai i saj  Chadid, 91 vjeç, ishte në një gjendje të rëndë shëndetësore.

 “Gjithçka ndodhi menjëherë”, kujton ajo. “Shtëpia ime po shkatërrohej. Po mësoja përmes shtypit se isha tradhtuar ndërsa babai im ishte në spital”.

Shakira nuk mund të shkonte te babai i saj, të cilin ajo e konsideron “mikun e saj më të mirë”, për “këshillat që i duheshin aq shumë” në atë kohë.

 “Njeriu që kam dashur më shumë në jetën time, babai im, po më linte kur kisha më shumë nevojë për të”, tha ajo.

Tani që Chadid po shërohet, këngëtarja e “Hips Don’t Lie” vlerësoi “rezistencën” e tij – si dhe martesën e gjatë me nënën e saj, Nidia Ripoll Torrado.

 “Ata të dy kanë qenë një reflektim i asaj ëndrre që nuk u realizua për mua. Por shpresoj që ata të jenë model për fëmijët e mi”, shtoi Shakira për Milanin, 10 vjeç dhe djalin Sasha, 8 vjeç.

Fituesja e Grammy-t solli në jetë të vegjlit përkatësisht në vitin 2013 dhe 2015.

Ajo dhe futbollisti, 36 vjeçar, kanë qenë bashkë-prindër që kur njoftuan ndarjen e tyre në qershor 2022.

Pique e tradhtoi Shakiran me një punonjëse në kompaninë e tij, Clara Chia Marti. /Tel

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco