Vendimi më i vështirë/ Lewis Capaldi njofton fansat se do të bëjë një pauzë nga koncertet

Vendimi më i vështirë/ Lewis Capaldi njofton fansat se do të bëjë një pauzë nga koncertet

15:11, 27/06/2023
A+ Aa A-

Lewis Capaldi ka njoftuar se do të pushojë nga performancat live pasi u përpoq të këndonte me simptomat e ‘Tourette’ në Glastonbury.

Këngëtari, 26 vjeç, u shfaq sot në rrjetet sociale për të njoftuar se nuk do të jetë në turne pasi është ‘e qartë’ se duhet të kalojë ‘shumë më shumë kohë për të rregulluar shëndetin mendor dhe fizik’.

Skocezi kishte marrë tashmë tre javë pushim para koncertit të tij në skenën e piramidës në fundjavë, por pranoi se nuk ishte e mjaftueshme.

 

Krijuesi i një sërë hiteve u bë emocional teksa filloi të humbiste zërin gjatë performancës, duke e shtyrë atë t’i kërkonte falje turmës – të cilët më pas e ndihmuan të përfundonte këngët e tij.

Lewis konfirmoi se po anulonte 24 koncerte të tjera që ishin planifikuar për pjesën tjetër të vitit.

“Unë e di se jam jashtëzakonisht me fat që mund të kaloj pak kohë kur të tjerët nuk munden dhe dua të falënderoj familjen time të mrekullueshme, miqtë, ekipin, profesionistët mjekësorë dhe të gjithë ju që keni qenë kaq mbështetës në çdo hap të rrugës nëpër kohët e mira dhe akoma më shumë gjatë këtij viti kur unë kam pasur nevojë më shumë se kurrë”, vazhdon postimi.

Capaldi kishte 24 data të mbetura të planifikuara për turneun e tij “Broken by Desire to Be Heavenly Sent”, që përfundon në Belfast në Boucher Road Playing Fields më 3 shtator. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco