Gigi Hadid thyen rregullin, 'ekspozon' të bijën në publik!

Gigi Hadid thyen rregullin, 'ekspozon' të bijën në publik!

14:45, 27/06/2023
A+ Aa A-

Gigi Hadid është kujdesur gjithmonë mos ta ekspozojë vajzën e saj të vogël në rrjetet sociale apo edhe në daljet e saj, ndonëse mamaja e saj Yolanda ia ka prishur pak planin.

Pra në një kohë kur modelja ruante privatësinë e së voglës duke mos ia shfaqur fytyrën, e ëma nuk kujdesej për të njëjtën gjë kur dilte në publik me të dhe disa herë është fotografuar nga paparacët.

Së fundmi, rregullin e ka kthyer Gigi e cila është fotografuar me të voglën e saj në një park. Mami sportive, ndërsa goca e veshur më një fustan, dyshja duken se po kalojnë kohë cilësore me njëra-tjetrën.

Kujtojmë që Gigi Hadid është bërë nënë për herë të parë në shtator të 2020, nga marrëdhënia e saj shumëvjeçare me Zayn Malik. E vogla e dyshes së njohur quhet Khai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco