U përfol se pati një romancë me Liam Hemsworth, reagon për herë të parë Jennifer Lawrence

U përfol se pati një romancë me Liam Hemsworth, reagon për herë të parë Jennifer Lawrence

14:42, 27/06/2023
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Jennifer Lawrence është përfolur disa kohë më parë se ka qenë në një lidhje me Liam Hemsworthin gjatë kohës që ky i fundit ishte në një marrëdhënie me këngëtaren Miley Cyrus.

E këtyre zërave, aktorja duket se i ka dhënë fund, gjatë një interviste kur ka mohuar çdo thashethem.

E gjitha nisi kur u publikua kënga “Flowers” e Mileyt dhe në rrjet u përfol shumë se videoklipi po i referohej një romance sekrete që aktorja kishte pasur e 30 vjeçarin.

E pyetur nga prezantuesi, Jennifer tha:

“Nuk është e vërtetë. Të gjitha janë thashetheme. Të gjithë e dimë se jemi puthur vetëm një herë dhe kishin kaluar vite pasi ata u ndanë, kështu që supozova se ishte një rastësi”.

32-vjeçarja pranoi se ka shkëmbyer puthje në buzë me Liam jashtë kamerave.

“Liam dhe unë jemi rritur bashkë. Ai është shumë ‘hot’. Çfarë do të kishit bërë ju?”, tha ylli duke qeshur.

Jennifer dhe Liam luajtën së bashku në filmin fantastiko-shkencor “The Hunger Games” me katër pjesë midis 2012 dhe 2015, në rolin e ‘Katniss Everdeen dhe Gale Hawthorne’.

Kujtojmë se ndarja e Mileyt dhe Liam bëri një bujë të madhe në mediat e huaja duke qenë se ishin një nga çiftet më të komentuara në publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco