Olsi Bylyku për herë të parë rrëfen arsyen e ndarjes me Eglin: Nuk na duhet prania e njëri-tjetrit

Olsi Bylyku për herë të parë rrëfen arsyen e ndarjes me Eglin: Nuk na duhet prania e njëri-tjetrit

09:43, 24/06/2023
A+ Aa A-

Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se aktori i njohur Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Egli Tato i kanë dhënë fund romancës së tyre disa vjeçare.

Mirëpo Olsi së fundmi teksa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, i ka shuar të gjitha dyshimet e publikut.

Mes emocionesh aktori i humorit për herë të parë rrëfeu se ai dhe Egli janë ndarë, teksa tha se nuk ka qenë faji i asnjërit por sipas tij ishte zgjedhja më e mirë që kanë bërë sepse për herë të parë ata zgjodhën ta duan më shumë veten e tyre.

Ndërsa u pyet nga Romeo ‘a të mungon’, ai u shpreh se të dyve i mungon prania e njëri-tjetrit por asnjërit nuk i duhet ajo gjë.

“Unë me të thënë të drejtën i kam parë lajmet në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta që janë të kuptueshme. Me thënë të drejtën jam një njeri që jam shumë përgjegjës madje mundohem shumë që ti mbaj ato balancat aq mirë me miqtë e kolegët, mundohem ti jap kohë të gjithëve e partneres dhe kujtdo që kam në jetën time. Kjo balancë ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla që të ec me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mendoj se edhe me Eglin ja kemi arrit planit sepse besoj që e kemi këndu historinë tonë një vit më parë.

Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar as të martuar, pavarësisht se ne e trajtonim sepse ishim tradicional. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam parë lajmet kohët e fundit çfarë s’kam parë edhe një deklaratë të shokut tim Lorencit.

Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja me e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë.

Nuk besoj që asnjëri prej nesh nuk i mungon prania e njëri-tjetrit, por asnjërit prej nesh nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”, u shpreh Olsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco