Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Mënyra si A$AP Rocky e thërriti Rihannën në koncert po çmend rrjetin!

Mënyra si A$AP Rocky e thërriti Rihannën në koncert po çmend rrjetin!

15:21, 23/06/2023
A+ Aa A-

A$AP Rocky në koncertin ku po performonte të mërkurën mbrëma e ka thërritur Rihannën para të gjithë të pranishmëve “gruaja e tij” dhe rrjeti po çmendet nga dyshimet se dyshja janë martuar.

Rihanna mbërriti në koncert rreth orës 12:45 të mëngjesit, pikërisht kur filloi shfaqja e të dashurit të saj. 35 vjeçarja u shfaq me të vërtetë shumë e lumtur kur reperi i bëri një dedikim të ëmbël.

“Do të doja t’ia kushtoja këtë këngë gruas sime të bukur!”, tha ai.

Asap Rocky dhe Rihanna janë bërë dhe prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin RZA Athelston Mayers. Rihanna zbuloi gjatë performancës së saj në Super Bowl se ajo dhe reperi janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco