Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Prej vitesh ‘rivalë të përbetuar’, Luiz Ejlli i gatshëm të pajtojë Noizyn dhe Getoar Selimin

Prej vitesh ‘rivalë të përbetuar’, Luiz Ejlli i gatshëm të pajtojë Noizyn dhe Getoar Selimin

13:25, 23/06/2023
A+ Aa A-

Noizy dhe Getoar Selimi janë dy emra që nuk rrinë mirë pranë njëri-tjetrit dhe që sipas gjasave nuk do bëhen kurrë bashkë.

Kohëve të fundit, është parë se Noizy po hedh pas gjithë keqkuptimet e të kaluarës duke bërë paqe me njerëzit me të cilët dikur ka pas keqkuptime, debate, apo kontradita, por në këtë listë nuk bëjnë pjesë Ghetto Geasy dhe ish-labeli i tij Babastars.

Mirëpo duket se personi i vetëm që ka dalë i gatshëm për t’i pajtuar ata është Luiz Ejlli. Fituesi i edicionit të dytë të “Big BrotherVIP”, tërhoqi vëmendjen duke kënduar rap këngët e Getoarit dhe Noizyt gjatë qëndrimit në shtëpi. Këto momente u bënë virale në rrjet, ku madje u publikuan dhe nga vetë artistët në fjalë.

Pas daljes nga shtëpia, Luizi dha koncertin e tij të parë krah Noizyt me të cilin kanë premtuar se do të sjellin një bashkëpunim muzikor.

E së fundmi, ish-banori ishte i ftuar në programin e Meriton Mjekiqit, ku është pyetur pikërisht për pëlqimin që ka për ty reperët.

Gjatë promos së emisionit, Luizi shprehet se po të kishte në dorë t’i pajtonte do bënte një klip me ta dhe do dilnin të tre në video.

“Po ta kisha unë në dorë, do isha i pari që do bëja një këngë me të dy. Dilnim të tre në klip. Më beso.”-dëgjohet të thotë Luizi.

Epo nuk mbetet gjë tjetër, veçse të presim nëse këngëtari do mundet ta realizojë bashkëpunimin me dy artistët të cilët janë ‘rivalë të përbetuar’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco