Anulohet papritur koncerti i Louis Tomlinson, reagon këngëtari: Ishte shkatërruese

Anulohet papritur koncerti i Louis Tomlinson, reagon këngëtari: Ishte shkatërruese

10:31, 23/06/2023
A+ Aa A-

Koncerti i Louis Tomlinson në Amfiteatrin Red Rocks të Kolorados u desh të anulohej në minutën e fundit për shkak të një stuhie të fortë breshëri.

Rreth orës 9:30 të mbrëmjes së së mërkurës, fansat po prisnin me padurim që këngëtari i hitit “Two of Us” të dilte në skenë, kur papritur mbi ta nisën të binin “gurë” të mëdhenj breshëri.

Pavarësisht nxitimit për të gjetur strehim, shtatë persona u dërguan në spital dhe 90 të tjerë morën trajtim mjekësor, ku pësuan mavijosje dhe kocka të thyera.

Nga stuhia u dëmtuan edhe shumë makina të fansave.

Një fans tha për CBS Colorado se vendi i paralajmëroi ata për stuhinë e ardhshme vetëm pak çaste para kaosit.

“Nuk e prisnim që të ndodhte. Ishte njëlloj si, ‘Oh, paralajmërim strehohu’, pastaj krejt papritur, bum!”- u  shpreh ai.

Vetëm disa orë më vonë, ish-këngëtari i One Direction shkroi në Twitter se ishte “i shkatërruar” për shkak të anulimit të shfaqjes.

 “Dërgoj gjithë dashurinë time për të gjithë ata që u prekën nga moti ekstrem në Red Rocks mbrëmë”, shkroi Tomlinson në një deklaratë tjetër të enjten. “Shpresoj që të gjithë të kenë arritur në shtëpi të sigurt, ishte shkatërruese të shihja kaq shumë prej jush të prekur.”

Ai falënderoi gjithashtu ekuipazhin e tij dhe ndihmën e parë për “shpejtësinë dhe kujdesin” e tyre në trajtimin e situatës në “rrethana të tilla ekstreme”.

Tomlinson, 31 vjeç, është planifikuar të luajë në Seattle, Ëash., të shtunën për ndalesën e radhës në turneun e tij “Faith in the Future World Tour”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco