Publiku thotë se seriali ‘Simpsons’ kishte parashikuar dhe zhdukjen e nëndetëses së Titanikut

Publiku thotë se seriali ‘Simpsons’ kishte parashikuar dhe zhdukjen e nëndetëses së Titanikut

10:02, 23/06/2023
A+ Aa A-

Seriali i animuar amerikan ‘The Simpsons’ është njohur dhe më parë për disa parashikime ose koincidenca që janë konfirmuar me kalimi e viteve, por tani fansat e tij sugjerojnë se ai ka parashikuar dhe dramën aktuale mediatike me nëndetësen e zhdukur që eksploronte rrënojën e Titanikut.

Pas humbjes së kontakteve mëngjesin e të dielës, nëndetësja OceanGate që po eksploronte rrënojën e Titanikut nuk gjendet më me pesë njerëz njerëz në bord.

Grupe të shumta kërkimi po mundohen të gjejnë mjetin modern nënujor ndërsa mediat po bëjnë ‘numërimin mbrapsht’ të rezervave të oksigjenit që mund të ketë në bord për ekuipazhin.

Në një koinçidencë mjaft të dyshimte, seriali Simpsons ka shfaqur një episod në vitin 2006 me një subjekt mjaft të ngjashëm me ngjarjen aktuale.

Në serinë e sezonit të 17th, protagonisti njohur Homer Simpson niset në një aventurë me nëndetëse për të zbuluar një anije thesari, e quajtur Piso Mojado, i shoqëruar nga ai që pretendon se është ‘babai i tij biologjik’ i sapozbuluar.

Ai nis të kërkojë rrënojën në fund të oqeanit e ngjashme me Titanikun, siç është shfaqur dhe babai milioner në nëndetësen e zhdukur OceanGate.

Dy pasagjerët e trilluar të filmit janë mjaft të ngjashëm me ato realë të nëndetëses së Titanikut, babë e bir Shahzada Dawood e Suleman Dawood.

Megjithse Homer në film arrin të mbijetojë nga një aksident që e bllokon në fund të detit,  dyshja reale e kërkuesve dhe tre burrat e tjerë në bord, vetëm shpresojnë të kenë të njëjtin fat.

 

@grandwizardchatnxggaa The Simpsons Predicted It #thesimpsons #thesimpsonspredictions #submarine #fypシ #foryou #viral ♬ Love You So

 

Eposodi i vitit 2006 është rishfaqur në rrjetet sociale mes memeve dhe postimeve të skeptikëve teksa episodi është shikuar dhjetra mijëra herë që prej postimeve të mëngjesit të sotëm.

Duke iu referuar parashikimeve të tjera të serialit dhe pasagjerëve të humbur, një përdorues shkruante në Twitter: “Një babë e bir në nëndetësen e zhdukur, ashtu si në ‘misionin’ e filmit të animacionit. The Simpsons godasin përsëri.”

Një tjetër komentonte se episodi tregon se teoria e konspiracioni se ‘jetojmë në një botë të para-programuar’, është e vërtetë.

Ndërsa një i tretë nuk ishte dakord: “Ata nuk parashikojnë gjë, vetëm se kanë bërë 800 episode dhe qëllojnë me fat nganjëherë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco