U ndanë se nuk ishte e virgjër, shkrimtari 80-vjeçar kërkon dashurinë e tij të parë pas 58 vitesh: Ja kushti që më vendosi në...

U ndanë se nuk ishte e virgjër, shkrimtari 80-vjeçar kërkon dashurinë e tij të parë pas 58 vitesh: Ja kushti që më vendosi në...

17:13, 22/06/2023
A+ Aa A-

Autori Xhorxhi Dhima ka rrëfyer në emisionin “Panorama e Mëngjesit” historinë e tij të parë të dashurisë.

Ai ka treguar se u dashurua me një vajzë por ndarja e tyre erdhi për shkak se vajza kishte pasur një lidhje tjetër përpara se të njihej me të.

Në takimin e tyre intime, Xhorxhi Dhima tha se ajo i kishte vendosur kusht që të mos flisnin më me njëri-tjetrin. Por nga studio e Panorama TV ai i bëri thirrje për një telefonatë dashurisë që lindi 58 vite më parë dhe nuk u shua kurrë, madje i ka shkuar edhe një libër për të “Misteri i humbjes së dashurisë së parë”.

Autori Xhorxhi Dhima: Ishim 2-3 shokë në Berat që kishim mbaruar shkollat e mesme profesionale, dhe na thirrën për të bërë kurs tekstili. Erdhëm në Tiranë për të bërë kursin dhe në darkë na njoftuan se do të bëhej një mbrëmje vallëzimi, ishim të rinj e të reja. Si në romane atë mbrëmje vallëzimi unë dhe ajo ishim përballë, sytë i kishte gjysmë bojëqielli. Me një nuancë të lehtë bojëqielli. E shikoja në distancë në dy vallëzimet e para ngurrova pastaj në vallëzimin e tretë shkova tek ajo dhe e ftova në vallëzim.

Morëm informacion për njëri-tjerin, u pëlqyem dhe s’doja të vallëzoja me asnjë tjetër.

Vazhduam bisedat tona. Kjo ishte njohja e parë, ne ishim në konvikt. Kati i dytë ishte i vajzave dhe i dyti i djemve.

Dashuria jonë u prish sepse ajo kishte pasur një dashuri para meje. Nuk ma kishte thënë dhe pse unë ia kërkova. Edhe mbasi e pyeta nuk ma tregova. Doja të martohesha me të. Ajo e pranoi ndarjen.

Më propozi një kusht në takimin e fundit, bënim takime të intime. Por ne bënim takime klandestine, të paekspozuara në shoqëri, në familje jo e jo, ishte shumë e fshehtë. E dinim 2-3 shokë.

Jetojmë në vitet ’60 ku nuk ishin këto rregullar rinore që janë sot, Virgjëria e një vajze ishte kusht për tu martuar, sot nuk është problem.

Kushti ishte që mua s’do më takosh më asnjëherë, s’do më përmendësh më, kur të jemi ballë për ballë do ulim kokat.

E pranova për dëshirën e saj, por e di vetë se sa kam vuajtur.

Kam vuajtur gjithë jetën. Jeton këtu në Tiranë, kjo që kam tani është gruaja e dytë sepse e para më ka vdekur nga një sëmundje e rëndë.

Gruaja ime e dytë e di gjithë historinë time, ajo më ndihmon shumë.

Do jetë një diçka e jashtëzakonshme nëse ajo më telefonon sot. Unë do ta merrja në telefon.

Është tip konservator ajo, ndaj nuk e pres një telefonatë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco