Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Edhe pse jeton në mes të luksit Georgina Rodrigues nuk ndihet e lumtur: Më mungon koha kur bëja një jetesë normale

Edhe pse jeton në mes të luksit Georgina Rodrigues nuk ndihet e lumtur: Më mungon koha kur bëja një jetesë normale

16:28, 22/06/2023
A+ Aa A-

Modelja e njohur Georgina Rodrigues pas martesës me futbollistin Cristiano Ronaldo është shndërruar në një ndër femrat më të komentuara të showbizit.

Pavarësisht se ajo është martuar me Ronaldon, i cili është një ndër futbollistët më të njohur në botë, mesa duket modelja nuk ndjehet e lumtur.

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Harper Bazaar Arabia”, ku ka zbuluar atë që i mungon diçka nga jeta e saj përpara se ajo të bëhej e njohur.

Ylli televiziv u shpreh se e ndjen mungesën e privatësisë, ku veprimet e saj dhe të fëmijëve të çiftit mos të vëzhgohen nga kamerat.

“Janë gjërat e vogla që mungojnë. Të jesh në gjendje të gjendje të ulesh në një stol në rrugë ose të shkosh në një park me fëmijët pa u vëzhguar nga kamerat.”- tha Georgina gjatë një interviste për ‘Harper Bazaar Arabia’.

Georgina dhe Ronaldo u njohën disa vite më parë dhe nga lidhja e tyre ata kanë dy fëmijë së bashku, ndërsa futbollisti ka edhe 3 fëmijë nga lidhjet mëparshme.

Kujtojmë që modelja argjentinase vjen nga një familje e thjeshtë duke pasur një baba spanjoll-argjentinas dhe një nënë spanjolle në Buenos Aires, ndonëse kishte një karrierë si modele jeta e saj ishte shumë e qetë para lidhjes me një ndër futbollistët me të njohur në botë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco