Videoskandali, Zhaklin Lekatari: ‘Nëse zonja e ka filmuar Safet Gjicin pa dijeninë e tij, quhet dhunë’

Videoskandali, Zhaklin Lekatari: ‘Nëse zonja e ka filmuar Safet Gjicin pa dijeninë e tij, quhet dhunë’

16:27, 20/06/2023
A+ Aa A-

Ish-opinionistja e BBV, Zhaklin Lekatari ka komentuar video-skandalin ku u përfshi ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici.

Ajo është është shprehur se nëse vajza me të cilën kryen marrëdhënie seksuale ish-kryebashkiaku i PS-së, ka filmuar pamjet pa dijeninë e këtij të fundit quhet dhunë.

 “Mu duk si takim i dy njerëzve që njiheshin më parë. Nuk shoh një abuzim në atë video, por dy persona që janë të vetëdijshëm për atë që po bëjnë. Nuk mendoj që ka dhunë. Nuk mu duk sikur kishte mosdëshirë.

Mua nuk më intereson fare shoqëria shqiptare, është apo jo gati. Gjërat ndodhin pa i pyetur shqiptarët nëse duhet të ndodh një gjë ose një tjetër. Shqiptarët të përveshin mëngët dhe të shohin ku është bota dhe ku janë vetë. Ai bëri shumë mirë që dha dorëheqjen sepse theu etikën. Nëse merret vesh që kjo zonjë e ka filmuar Gjicin pa dijeninë e tij , quhet dhunë”– tha ajo në “Euronews Albania”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco