Mbajti korse teksa performoi në skenë, Adele përballet me një infeksion në lëkurë

Mbajti korse teksa performoi në skenë, Adele përballet me një infeksion në lëkurë

15:11, 20/06/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Adele nuk është në gjendje të mirë shëndetësore pas performancës së saj në Las Vegas.

Qëndrimi i gjatë në koncert ka bërë që korseja ta djersisë duke i ka shkaktuar një infeksion mykoz në lëkurë.

Image

Unë djersit shumë dhe ajo shkon askund, kështu që teknikisht jam ‘ulur’ në djersën time, doktori im më diagnostifikoi me një infeksion mykoz në lëkurë”, tha Adele.

Krijuesja e hitit “Rolling in the Deep”, më pas vazhdoi të tregojë se mjekët e saj i kishin rekomanduar një pomadë që ajo të lyhej me të.

Nuk e di pse sapo ju thashë këtë!” ajo pranoi përpara se të vinte në dukje se ishte e sigurt që shtypi do të merrte vesh për sëmundjen e saj ku u shpreh se ata do të thonë: “Adele ka puçrra në trup!”

Image

Sipas klinikës Mayo, infeksioni mykoz, shkakton në zonat e djerësitura të trupit shkuqje dhe shpesh prek ijën dhe pjesën e brendshme të kofshëve.

Fituesja e Grammy do të vazhdojë qëndrimin e saj në Las Vegas deri në nëntor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco