Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Po performonte në koncertin e tij, vdes rreperi i njohur

Po performonte në koncertin e tij, vdes rreperi i njohur

18:55, 19/06/2023
A+ Aa A-

Reperi Big Pokey ka vdekur në moshën 45-vjeçare pasi u rrëzua teksa po performonte në skenë.

Muzikanti – emri i vërtetë Milton Poëell, dyshohet se ra në dysheme gjatë një koncerti në Teksas.

“Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tonë Milton ‘Big Pokey’ Poëell. Big Pokey ndërroi jetë më 18 qershor 2023”, tha zëdhënësi i tij.

“Ai ishte shumë i dashur nga familja, miqtë dhe fansat e tij besnikë. Në ditët në vijim do të publikojmë informacione dhe mënyrën se si publiku mund t’i bëjë nderimet”.

“Ne kërkojmë që të respektoni familjen e tij dhe privatësinë e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë”, vazhdon tutje ai.

Shkaku i vdekjes së Poëell mbetet i panjohur.

Ylli i ndjerë është më i njohur si anëtar i grupit hip-hop, “Screëed Up Click”.

Përveç këndimit, ai u shfaq gjithashtu në filmin e vitit 2001 “Soldiers United for Cash”, e më vonë në filmin “Dirty Third 2: Home Sëeet Home”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco