Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Kourtney Kardashian tregon ndjesitë e shtatzënisë në moshën 44-vjeçare

Kourtney Kardashian tregon ndjesitë e shtatzënisë në moshën 44-vjeçare

15:07, 19/06/2023
A+ Aa A-

Kourtney Kardashian ndihet e tejmbushur me mirënjohje, pasi zbuloi live në koncertin e Travis Barker se është në pritje të ëmbël.
 
Ajo ka publikuar disa foto në Instagram ku duket barku i rrumbullakosur dhe shprehet mëse e lumtur për plani dhe bekimet e Zotit”. Në albumin e publikuar, tregohen disa foto ku Travis puth barkun e rrumbullakosur, apo i drejton shkopinjtë e baterisë, si dhe çasti kur Kourt shkroi në një pankartë: “Travis, jam shtatzënë”.
 
Një burim tha për People se Kardashian është super e lumtur dhe entuziaste. “Kur ia tha familjes, ishte me lot në sy. Ata e kanë ditur prej ca kohësh. Të gjithë janë të lumtur për të. Kourtney mezi pret të jetë sërish nënë dhe fëmijët e saj janë të lumtur gjithashtu”.
 
“Kourtney është lutur për këtë ditë. Ajo ka dashur të ketë një bebe me Travis që kur ata nisën të dilnin bashkë. Janë përpjekur për pothuajse 2 vite që të bëhen prindër”, shtoi burimi.

Kourtney është nëna e 3 fëmijëve të tjerë, Mason (13 vjeç), Penelope (10 vjeç) dhe Reign (8 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me ish-in, Scott Disick, ndërsa Barker ka fëmijë me ish-gruan e tij, Shanna Moakler: Landon (19 vjeç), Alabama (17 vjeç) dhe Atiana (24 vjeç).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco