Kourtney është shtatzënë por klani Kardashian habisin të gjithë me (mos)reagimin!

Kourtney është shtatzënë por klani Kardashian habisin të gjithë me (mos)reagimin!

10:47, 19/06/2023
A+ Aa A-

Kourtney Kardashian sapo zbuloi se është shtatzënë me fëmijën e Travis Baker, megjithatë, klani Kardashian duke përfshirë edhe nënën e saj Kris Jenner duket se janë të shkëputur nga lajmet pasi nuk kanë treguar asnjë shenjë mbështetjeje për çiftin në rrjetet sociale.

Lajmi për shtatzëninë e Kourtney u përhap me shpejtësi në internet kur ajo e bëri të ditur gjatë koncertit të Travis Baker të premten.

Kourtney Kardashian ngriti një tabelë me mesazhin “Travis jam shtatzënë”. Travis u hodh nga skena për të përqafuar dhe puthur gruan e tij.

E vetmja që reagoi për shtatzënisn në rrjete sociale ishte Kim Kardashian e cila e ndau lajmin përmes një story në Instagram.

Shumica e anëtarëve të klanit Kardashian-Jenner ndajnë lajme të rëndësishme përmes rrjeteve sociale, megjithatë, këtë herë vetëm Kim ka reaguar ndaj lajmit për shtatzëninë e motrës së saj të madhe.

Lajmet për shtatzëninë e Kourtney kanë një domethënie të veçantë për çiftin pasi ata po përpiqeshin të kishin një fëmijë së bashku përmes një procedure IVF.

Ndërkohë, mediat e huaja spekulojnë se heshtja është për shkak të një grindjeje të vazhdueshme midis Kim dhe Kourtney.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco