‘Qaja, i thoja ju lutem mos më martoni’/ Emina Çunmulaj rrëfen vështirësitë që kaloi në fëmijërinë e saj dhe si arriti të bëhej modele

‘Qaja, i thoja ju lutem mos më martoni’/ Emina Çunmulaj rrëfen vështirësitë që kaloi në fëmijërinë e saj dhe si arriti të bëhej modele

21:13, 17/06/2023
A+ Aa A-

Emina Çunmulaj ka hapur zemrën si asnjëherë më parë dhe ka rrëfyer historinë e jetës së saj.

Teksa ishte e ftuar në podkastin e kryeministrit Edi Rama, gjatë intervistës, Emina rrëfeu si familja e saj u kthye nga SHBA ishte vetëm 5 vjeç dhe u vendosën në Tuz të Malit të Zi.

Ajo tregoi se si e nisi karrierën e saj si modele, teksa theksoi se në fillim iu është dashur  të përballet me një nga ‘tabutë’ e një vendi të vogël, pasi kërkonte diçka më të madhe për veten e saj, një karrierë përtej Tuzit.

Emina rrëfeu se vajzat në Tuz, asokohe martoheshin që në moshën 14-15 vjeçare dhe ajo i lutej nënës që të mos e martonin, por i kërkonte që të mërrej me punë të tjera, si me nxjerrjen e lopëve për t’i kullosur.

“Kjo kulturë, ky mentalitet që vajzat duhet të martohen në moshën 15 vjeçare dhe unë i thoja vetes, do bëj gjithçka në botë vetëm të mos përfundoj ashtu. Që në moshën 10 vjeçare unë i thoja mamit, mi jep mua lopët, unë do i sjell lopët në livadh, s’është problem. Më jep mua punë jashtë shtëpie, do e bëj unë, s’është problem. Vetëm mos mësoj të gatuaj, mos mësoj të laj, të fshij se nuk doja të më martonin në moshën 14-15 vjeçare. Ndërkohë, vinin  njerëzit më kërkonin dorën. Unë qaja, thoja të lutem mos më martoni dhe e kuptoja që është një moment fiks “silver line” në jetë kur erdhi “Elite model look” në Jugosllavi në atë kohë dhe kërkonin modele. Të gjitha shoqet e mia të shkollës më thonin “You have to be a model!’’. Po ku ta merrja guximin t’i them unë babit që në atë kohë ishte një baba i fortë dhe mamit që kishte frymëzimin, mburrjen e një gruaje myslimane që duhet të prezantohet, duhet të jetë e fortë për familjen e vet, pra t’i thoja mamit dua të bëhem modele”-u shpreh Emina.

Çunmulaj tregoi edhe momentin se kur vendosi që të marrë pjesë në një kompeticion për ‘modeling’. Ajo rrëfeu sesi i gënjeu prindërit e saj, duke i thënë punonjës në argjendarinë e babasë, se familja e kishte lejuar të merrte pjesë.

Më pas ajo fiton kompeticionin dhe u tregon prindërve që ishin për një vizitë në SHBA se çfarë kishte bërë para se të lexonin titujt e gazetave ‘’Emina Çunmulaj, shqiptarja filloi një karrierë në mes të Jugosllavisë!’’

“Babi kishte një argjendari në atë kohë dhe një grua që punonte në argjendari, ka pasur një vajzë që do e sillte në kompeticion. Dhe unë i thashë  më ka lënë babi, “dad, sorry”, e gënjeva, por ishte ky momenti që e dija që në qoftë se nuk i marr këto vepra në duart e mia do përfundoj pothuajse si të gjitha vajzat e fshatit. E martuar, me fëmijë në moshën 20 vjeçare dhe ky është “my destiny’’. Dhe e bëra, ika, fitova dhe brenda dy ditëve babi, mami ishin në Amerikë në atë kohë se kishin të drejtë pas 40 viteve t’u jepet ‘’green card’’ edhe u tregova se ka ardhur koha që…., iu kam thënë një gënjeshtër shumë të madhe, por do e dinë gjithsesi se gazetat të nesërmen do të shkruajnë: ‘’Emina Çunmulaj, shqiptarja filloi një karrierë në mes të Jugosllavisë!”– tregoi ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco