Antoneta flet për marrëdhënien me Kiarën: ‘E ka ndryshuar fama dhe vëmendja’

Antoneta flet për marrëdhënien me Kiarën: ‘E ka ndryshuar fama dhe vëmendja’

20:55, 17/06/2023
A+ Aa A-

Antoneta Koci ka folur në emisionin "S'e luan topi" lidhur me eksperiencën e saj në "Big Brother VIP" dhe marrëdhëniet me banorët aty brenda.

Një nga ish-konkurrentët që ajo përmendi ishte edhe Kiara Tito, për të cilën tha se beson që fama e ka ndryshuar e se nuk ka natyrën "përshëndetëse".

"Unë kam rastisur me Kiarën më shumë gjatë emisioneve para finales dhe post finales dhe kam vënë re që ka pasur tendencën e të ecurit vetëm drejt dhe mos parit asnjë erson që është anash. Nuk ka qenë përshëndetëse dhe nuk ka patur sjelljen që kishte ne Big. Mund t'i ketë ndikuar pak elementi i vëmendjes dhe famës që ka marrë."- është shprehur Antoneta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco