Pse vajzat po brakistin punën në sistemin shëndetësor për t’u zhveshur në OnlyFans

Pse vajzat po brakistin punën në sistemin shëndetësor për t’u zhveshur në OnlyFans

18:10, 17/06/2023
A+ Aa A-

Braktisja e vendit të punës në NHS (Sistemi Shëndetësor Shtetëror) për të ndërtuar një karrierë të re si modele dhe influencere në OnlyFans, është kthyer në një problem madhor në Britaninë e Madhe.

Punonjësit e rinj në sektorin shëndetësor po braktisin punët e paguara me 10 paund/ora në spitale, qendrat e kujdesit social dhe qendrat shëndetësore lokale, pasi janë duke fituar deri në 1,000 £ në ditë me fotot e videot e tyre me përmbajtje pornografike që publikohen në Only Fans.

Të rinjtë pranojnë se kanë humbur kohë duke studiuar degë të mjekësisë, pasi pas universiteti kryejnë punë rraskapitëse që paguhen jo më shumë se 10 paund/ora.

Muajin e kaluar, ish-punonjëset e ambulancës Kayley Winterson dhe Emily Rose nga Norfolk u bënë pjesë e OnlyFans pas punës rraskapitëse në frontin e spitalit dhe turneve 15-orëshe.

James Cowe e la rolin e tij si asistentit i kujdesit shëndetësor me kohë të plotë në një spital psikiatrik, pasi fitoi të gjithë pagën e tij mujore vetëm në 24 orët e para në OnlyFans.

Hollie Munroe la punën e saj si kujdestare në një azil duke ia ‘mbathur’ për në Marbella, ku jeton me paratë e fituara në OnlyFans.

Sakaq, organizatat bamirëse në Britani thonë se marrin çdo ditë thirrje nga punonjësit e NHS, veçanërisht infermierët, në lidhje me shqetësimin për largimin nga puna dhe inkuadrimin në botën e Only Fans.

Siç pretendohet nga mediat vendase shumica e vajzave që braktisin NHS për të bërë para të shpejta në OF janë nëna të reja.

Edhe Kolektivi Anglez i Prostitutave (ECP), një grup organizatash që mbështet gratë në punën e industrisë për të rritur, paralajmëroi gjithashtu se ishte i shqetësuar nga nivelet në rritje të ‘përndjekjes dhe ngacmimeve’ me të cilat përballen këto gra.

OnlyFans është një platformë e mediave sociale, e përdorur kryesisht nga ata që krijojnë përmbajtje për të rritur, të cilat shiten përkundrejt pagesave që shpesh janë në formën e abonimeve mujore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco