Grimierja tregon si janë vajzat e famshme përtej kamerës: Dafina Zeqirin duhet të ishte artiste ndërkombëtare

Grimierja tregon si janë vajzat e famshme përtej kamerës: Dafina Zeqirin duhet të ishte artiste ndërkombëtare

09:35, 17/06/2023
A+ Aa A-

Grimierja kosovare, Rezarta Galica ka rrëfyer eksperiencën e saj lidhur me profesionin duke grimuar personazhe me famë botërore, si Dua Lipa, Rita Ora dhe emra të tjerë.

Galica te ‘Rudina’ tha se këngëtare Dua Lipa e njeh që prej ajo ka qenë e vogël dhe tregon se kjo e fundit është një person shumë inteligjente dhe oratorë, dhe lexon shumë.

“Duan mund të them që e vogël ka qenë gjithmonë shumë inteligjente, shumë oratore, e di që lexon shumë por ka lexuar përherë. E dinte çfarë donte dhe deri sot prapë e vazhdon”, tha ajo.

Sakaq ka folur dhe për artisten, Rita Ora ku tha se dhe më këtë të fundit ka  marrëdhënie mjaft të afërta dhe miqësi të  mirë dhe se këngëtarja është shumë e talentuar dhe gëzon një thjeshtësi që i bën njerëzit për vete.

“Rita është shumë e ëmbël, është një zemër e madhe, është shumë zemërmirë, është shumë e talentuar, e bukur dhe të bën për vete për një minutë. E ka magnet, i bën njerëzit, është shumë e dashur, është shumë e afërt, shumë e thjeshtë dhe kjo e ka çuar aty ku është”, shtoi ajo.

Por nuk ka harruar të përmendë dhe këngëtaren Dafina Zeqiri ku tha se kjo e fundit është shumë e dashur, dhe se ajo meriton për të qenë një artiste me famë ndërkombëtare.

Rezarta Galica: Dafina Zeqiri, më vjen keq se i ka të gjitha aftësitë për t’u bërë një artiste e famshme ndërkombëtare. Ajo e ka mbërritur ligën ndërkombëtare mirëpo sikur të kishte patur edhe pak fat, do kishte arritur nivelin ndërkombëtar. Edhe ajo është një zemër e madhe dhe më ka ndihmuar shumë në fillim dhe kam shumë respekt për të gjitha, i dua të gjitha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco