'Dua oratore, Rita magnet’, grimierja tregon si janë vajzat e famshme përtej kamerës

'Dua oratore, Rita magnet’, grimierja tregon si janë vajzat e famshme përtej kamerës

21:28, 16/06/2023
A+ Aa A-

Rezarta Galica, grimierja nga Kosova njeh prej vitesh Rita Orën e Dua Lipën por edhe emra të tjerë. E ftuar në “Rudina” në Tv Klan ajo ka zbuluar sot se çfarë i ka bërë kaq të veçanta e të dashura për publikun.

"Për Duan mund të them që që e vogël ka qenë gjithmonë shumë inteligjente, shumë oratore, e di që lexon shumë por ka lexuar përherë. E dinte çfarë donte dhe deri sot prapë e vazhdon."

Rezarta shpjegoi se me familjen e Rita Orës ka marrëdhënie mjaft të afërta dhe miqësi të  mirë.

"Rita është shumë e ëmbël, është një zemër e madhe, është shumë zemërmirë, është shumë e talentuar, e bukur dhe të bën për vete për një minutë. E ka magnet, i bën njerëzit, është shumë e dashur, është shumë e afërt, shumë e thjeshtë dhe kjo e ka çuar aty ku është."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco