'Kur ishe pa lek ishe si 60 vjeç'- Luiz Ejlli i jep përgjigjen epike fansit: E sigurtë është që ty s’të bën…

'Kur ishe pa lek ishe si 60 vjeç'- Luiz Ejlli i jep përgjigjen epike fansit: E sigurtë është që ty s’të bën…

13:13, 16/06/2023
A+ Aa A-

Fituesi i “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli është një ndër personazhet më të komentuar të showbizit shqiptar.

Pas daljes nga ky reality show ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me fansat momente nga përditshmëria e tij.

Ditën e djeshme ai ka postuar një foto të tijën në Instagram, i cili dukej mjaft i kuruar.

E teksa shumica e komenteve ishin pozitive, këngëtarit i ra në sy një koment ndryshe nga të tjerët.

Një ndër fansat i kishte shkruar: “Çfarë të bën leku që të zbukuron. Kur ishe pa lek ishe si 60 vjeç”, ndërsa Luizi i dha përgjigjen e tij epike.

“E sigurtë është që ty s’të bën derman as leku”, ka shkruar Luizi.

Kujtojmë se Luizi gjatë qëndrimit në këtë shtëpi u njoh dhe krijoi një romancë me Kiara Titon, të cilën dyshja e kurorëzuan me martesë në natën finale të këtij spektakli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco