Aktorja ikonike e 'Harry Potter' pozon nudo për 'British Vogue'!

Aktorja ikonike e 'Harry Potter' pozon nudo për 'British Vogue'!

12:03, 16/06/2023
A+ Aa A-

Ylli i filmit “Harry Potter” Miriam Margoyles ka çuditur jo pak fansat me daljen e saj në revistën e fundit të “British Vogue” ku ka pozuar nudo.

82-vjeçarja është në kopertinën  muajit qershor në nder të muajit LGBTI+ dhe mbuloi me disa ëmbëlsira pjesët intime. Aktorja e cila njihet si profesoresha Sprout në sagën e filmave “Harry Potter”, tregoi hapur orientimin e saj seksual në vitin 1966 kur homoseksualiteti ishte ende i paligjshëm.

Përveç fotove që kanë rrëmbyer menjëherë vëmendjen, Miriam foli edhe për përçmimin ndaj “gjoksit të saj të madh” dhe “barkut të rënë”. “Më pëlqen fytyra ime. Mendoj se është e ëmbël, e ngrohtë, e pastër dhe e buzëqeshur.

Por e urrej trupin tim. Kam gjoks të madh dhe bark të rënë, këmbë të vogla të kthyera. Nuk jam e kënaqur me to. Por merr më të mirën. Duhet. Bën më të mirën që mundesh”, tha ajo.

82-vjeçarja u shpreh se ka qenë gjithnjë krenare për seksualitetin e saj. “Nuk kam pasur kurrë turp që isha homo. E dija që s’ishte krim sepse isha unë. Unë s’mund të isha një kriminele”.

Ylli i kinematografisë britanike është e martuar me historianen australiane Heather Sutherland, e  cila ka preferuar gjithmonë të qëndrojë e tërhequr.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco