Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Foli për kohën kur ka punuar shitëse, Georgina Rodriguez padit ish-kolegun!

Foli për kohën kur ka punuar shitëse, Georgina Rodriguez padit ish-kolegun!

10:44, 16/06/2023
A+ Aa A-

Së fundmi Georgina Rodriguez  ka ngritur një padi ndaj një ish-kolegu të saj me të cilin kishte punuar në dyqanin e Gucci-t në Madrid para se të njihej me Ronaldon, pasi ky i fundit ka zbuluar detaje nga jeta e saj private në një intervistë.

Pablo Bone, është një influencer spanjoll i cili tha në një intervistë se kishte punuar me Georginën në dyqanin e Gucci-t në Madid. Bone u shpreh se kishte punuar me të gati 2 muaj.

Sipas tij, në fillim ajo ishte shumë e sjellshme, por qëndrimi i saj ndryshoi kur ajo u njoh me Ronaldon. Sipas tij ajo ndryshoi pasi niveli social dhe ekonomik i partenrit të saj e bëri atë të mendonte se ishte superiore.

Ai zbuloi se kishte marrë katër ose pesë ditë më parë një njoftim nga gjykata ku akuzohet për shpifje dhe gjithashtu rrëfeu se kishte dëshmitarë dhe dokumente që vërtetojnë se ai ka punuar, në fakt, me modelen.

Më vonë gjatë bisedës, Pablo Bone tregoi se ka tentuar të kontaktojë me Georgina Rodríguez-in pasi ka mësuar për procesin, por që nuk ka marrë përgjigje. I pyetur nëse zbuloi detaje për të kaluarën e Georgina për të fituar famë, Pablo Bone siguroi se ka qenë aspak e vërtetë.

Lidhur me masën e dëmshpërblimit të kërkuar nga Georgina Rodríguez, Pablo Bone tha:

“Është shumë e lartë, por avokatët e mi më këshilluan të mos e zbuloja shumën” , tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco