Kourtney thotë se Kim s’ishte e lumtur në dasmën e saj me Travis Barker

Kourtney thotë se Kim s’ishte e lumtur në dasmën e saj me Travis Barker

09:03, 16/06/2023
A+ Aa A-

Debati i Kim dhe Kourtney Kardashian ka vijuar sërish dhe kjo e fundit, në episodin e ri të “The Kardashians” aludoi se Kim nuk ishte fare e lumtur në kurorëzimin e martesës së saj me Travis Barker.

Kourtney e akuzoi Kim se është gjithnjë në ndjekje të parave dhe se në ditën speciale të saj, Kim ‘po e humbte toruan’ dhe të gjithë miqtë e Kourtney-t e vunë re këtë. Në një bisedë me Kendall, Kourt tregoi mendimet e saj dhe nga ana tjetër, tha se nëse do t’i bëntë diçka të tillë Kim, ajo do të çmendej, referuar bashkëpunimit të Kim me Dolce & Gabbana, që sipas Kourt bënë marrëveshje biznesi në dasmën e saj.

“Më lëndon sepse ishte dasma ime, e cila nuk ishte një marrëveshje biznesi. Unë e bëra sepse e ndieva vërtet”, shtoi ajo.

Vajzat kanë pasur më parë një përplasje, në të cilën Kourtney theksoi se u ndje sikur ia prishën atmosferën e dasmës, duke nënkuptuar se disa ngjarje kanë ndikuar negativisht dhe ajo nuk ka përjetuar lumturinë e vërtetë të festës.

Përgjigjja e Kim ishte: “Jam vërtet konfuze se si i shkoi në mendje kjo narrativë”.

Ndërkohë, presim të zbulojmë të tjera të reja nga debati Kim vs Kourtney.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco