Gabimi i kushtueshëm që bëjmë kur paguajmë me kartë gjatë udhëtimeve

Gabimi i kushtueshëm që bëjmë kur paguajmë me kartë gjatë udhëtimeve

18:41, 15/06/2023
A+ Aa A-

Një pjesë e gëzimit të udhëtimit vjen nga përjetimi i të panjohurës – klima, kultura apo kuzhina ndryshe. Por kur bëhet fjalë për të paguar për gjërat jashtë vendit, mund të ndihemi më rehat duke përdorur monedhën me të cilën jemi mësuar në shtëpinë tuaj.

Kjo kohët e fundit është bërë një opsion i zakonshëm – por veçanërisht e shtrenjtë – për turistët që tërheqin para nga bankomatet ose paguajnë me kartë në dyqane dhe restorante.

Për shembull, kur u duhet të paguajnë një faturë restoranti, klientëve të huaj mund t’u ofrohet zgjedhja në lexuesin e kartave për të paguar në monedhën e tyre vendase ose atë të shtetit pritës. Ky funksion, i njohur si “konvertimi dinamik i monedhës” ose “zgjedhja e monedhës” tingëllon tërheqës pasi është një shërbim lehtëson punën dhe ju lë të kuptoni sesa para po shpenzoni.

Por ka një çmim – pasi tarifat e ngarkuara për këtë lehtësi mund të jenë me kosto të larta. Në fakt, një studim tregon se tarifa mesatare e aplikuar për këtë lloj konvertimi është 7.6%, më shumë se dyfishi i kostos së pagesës në monedhën vendase (zakonisht midis 1.5% dhe 3%).

Pra, supozoni sikur një udhëtar francez del për darkë në një qytet britanik dhe fatura përfundimtare është 88,43 £, ekuivalenti me 100 euro ose rreth 108 dollarë. Pagesa në monedhën e Mbretërisë së Bashkuar, e cila më pas do të konvertohej në euro nga banka franceze e restorantit, do të çonte në një pagesë prej rreth 102 €. Por përdorimi i konvertimit dinamik të monedhës për të paguar faturën e restorantit direkt në euro do t’i kushtonte 107,60 €.

Pavarësisht tarifave të larta, hulumtimi ynë tregon se më shumë se gjysma e klientëve ndërkombëtarë ende zgjedhin të paguajnë në monedhën e tyre të njohur vendase.

Por është gjithashtu e vërtetë që tarifat nuk u tregohen në mënyrë eksplicite klientëve. Kjo do të thotë, se turistët mund të shohin kursin e aplikuar të këmbimit, por atyre nuk u tregohen tarifat e fshehura ose si krahasohet ai kurs këmbimi me të tjerët.

Dhe ndërsa është i shtrenjtë për turistët, “shërbimi” i zgjedhjes së monedhës mund të jetë shumë fitimprurës për ata që e operojnë atë. Kompanitë që ofrojnë opsione dinamike të konvertimit të monedhës fitojnë të ardhura të konsiderueshme nga konvertimi – një pjesë e të cilave shpesh ndahet me biznesin ku kryhet transaksioni.

Burimet tregojnë se të ardhurat shtesë për shitësit me pakicë arrijnë në rreth 1% të vlerës së transaksionit. Gjithashtu ka dyqane të njohura që trajnojnë punonjësit për të inkurajuar në mënyrë aktive klientët e huaj që të paguajnë për blerjet në monedhën e tyre vendase.

Dhe pavarësisht tarifave të larta të konvertimit të përfshira në konvertimin dinamik të monedhës, shumica e rregullatorëve qeveritarë në mbarë botën kanë hezituar të ndërhyjnë. Një arsye e mundshme për këtë është se rregullimi do të shihej se mund të godiste fitimet e bizneseve lokale.

Përjashtim bën Bashkimi Evropian (BE), i cili konsideron se kostot e tepërta të transaksioneve janë pengesë për zhvillimin e bizneseve dhe synon të mbrojë konsumatorët evropianë.

Rregulloret e fundit të BE-së (ende të pazbatuara) synojnë të rrisin transparencën duke përfshirë informacion shtesë në lidhje me kostot e zgjedhjes së monedhës në lexuesit e kartave dhe bankomate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco