Zbulohet arsyeja pse prezantuesja e njohur u vesh me të bardha në funeralin Silvio Berlusconit

Zbulohet arsyeja pse prezantuesja e njohur u vesh me të bardha në funeralin Silvio Berlusconit

18:27, 15/06/2023
A+ Aa A-

Ditën e djeshme u mbajt ceremonia e lamtumirës se ish-Kryeministrit Italian, Silvio Berlusconi.

Mes personazheve të njohura dhe liderëve politikë ishte edhe prezantuesja Maria De Filippi, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj.

Edhe pse ishte një ditë zie për të gjithë Italinë, ajo kishte veshur një këmishë me ngjyrë të bardhë.

Ndonëse protokolli shtetëror kërkon që të gjithë të gjithë të veshen me të zeza, mesa duket prezantuesja e ka zgjedhur këtë ngjyrë me qëllim.

Sipas Elena Guarnieri ish-Kryeministri e pëlqente shumë ngjyrën e bardhë dhe kjo mund të jetë arsyeja se pse ajo ishte veshur me të bardha.

“ Berlusconi gjithmonë thoshte: “ Vishuni me të bardha dhe nëse mundeni, lyjini flokë bionde sepse flokët e errëta nuk e lënë dritën ” , më thoshte gjithmonë edhe mua.”- tha Elena.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco