Vajza e Eminem martohet dhe nxjerr fotot e ceremonisë. Pse mungoi reperi?

Vajza e Eminem martohet dhe nxjerr fotot e ceremonisë. Pse mungoi reperi?

16:39, 15/06/2023
A+ Aa A-

Vajza e madhe e Eminem, Alaina Marie Scott është martuar me partnerin e saj Matt Moeller. Motra më e vogël e Alaina, Hailie Jade Mathers ishte edhe shoqëruesja e saj në ditën e shënuar.

Ishte vetë Scott, e cila postoi foto në rrjetet sociale nga dasma, të shoqëruara me diçiturën:

“9 Qershor 2023, një nga ditët më të bukura të jetës time. Në këtë jetë dhe në tjetrën, shpirti im gjithmonë do të gjejë tëndin”.

Scott dhe Moeller u fejuan në dhjetor të vitit 2021. Babai i saj, Eminem nuk ishte i pranishëm në fotot e dasmës të postuara në rrjetet sociale.

Kujtojmë se, legjenda e muzikës “rap” e adoptoi Alaina kur ajo ishte fëmijë, ndërsa nëna e saj biologjike, e cila ka ndërruar jetë është motra e ish-gruas së reperit, Kim Scott.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco