Xhesika Berberi tregon fillimet e para në New York: 'Flija në dyshek me ajër'

Xhesika Berberi tregon fillimet e para në New York: 'Flija në dyshek me ajër'

13:47, 15/06/2023
A+ Aa A-

Modelja Xhesika Berberi ishte pak më parë e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ku ndër të tjera ka folur edhe për jetën e saj në Amerikë.

“Ëndrra Amerikane” synohet prej shumicës së njerëzve, por fillimet s’janë gjithmonë të lehta. As për Xhesikën s’kanë qenë të tilla.

Modelja ka treguar se fillimisht jetonte në apartamentin e një shoqeje fotografe dhe flinte mbi një dyshek të fryrë me ajër.

Mirëpo, një ditë shoqja e saj po bënte “cat-sitting”, pra po kujdesej për macen e një komshie, e cila me thonjtë e saj e çau dyshekun ku flinte Xhesika.

“Çdo ditë flija me ajër dhe çohesha në tokë! Prapë nuk më interesonte, unë isha në New York. Nuk e bëja dramatike situatën”- ka treguar ajo.

Më vonë, Xhesika arriti t’ia dilte vetë duke punuar e duke siguruar një jetesë më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco