Nga romanca me Anna Likën, tek femra më s*ksi në 'BBV', ish-banori habit me deklaratën e tij

Nga romanca me Anna Likën, tek femra më s*ksi në 'BBV', ish-banori habit me deklaratën e tij

12:41, 15/06/2023
A+ Aa A-

Ditën e djeshme ish-banori i “BBV” Bjordi Mezini ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” të “Top Albania Radio”, ku ndër të tjera ai iu përgjigj edhe disa pyetjeve ‘pikante’ të dy moderatorëve.

I pyetur nga Salsano ‘kush ishte femra më seksi në Big Brother Vip”, Bjordi tha se femra më tërheqëse ishte aktorja e njohur Olta Gixhari.

Nga vajzat më seksi besoj se jeni të gjithë dakord me mua kur them se ishte Olta Gixhari”, u shpreh Bjordi.

Ndërsa nuk la pa përmendur as Valbona Selimllari, për të cilën tha se ajo është vajza më e bukur e showbizit shqiptar.

“Ka shumë, por ajo që më pëlqen mua është Valbona Selimllari.”– tha ish-banori.

Ndonëse kohët e fundit në rrjet qarkulluan lajme se ai është në një lidhje me Anna Likën, duke qeshur Bjordi tha se nuk e din akoma a ka të dashur apo jo.

“Jam i lidhur, kam të dashur? Nuk e di!”, tha ai duke qeshur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco