Luiz Ejlli nuk do të jetë i pranishëm në dasmën e Arbanës dhe Eduartit, arsyeja

Luiz Ejlli nuk do të jetë i pranishëm në dasmën e Arbanës dhe Eduartit, arsyeja

08:33, 15/06/2023
A+ Aa A-

Dasma e Arbanës dhe Eduardit do të mbahet këtë të shtunë në Toskana të Italisë, ku të ftuar do të jenë 120 persona, mes tyre miq, të afërm, familjarë dhe kolegë të dyshes.

Janë përfolur disa nga personazhet e njohur që do të jenë pjesë e festës si Flori Mumajesi, Ylli Limani, Klajdi Haruni e shumë të tjerë që ende nuk janë zbuluar.

Mirëpo, ajo çfarë kemi kuptuar është fakti që i pranishëm në këtë dasmë nuk do të jetë fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli.

Por, për ç’arsye?

Nëpërmjet TikTok-ut, Luizi është shprehur se me datën 17 qershor, ditën e shtunë ai do të performojë live në New York për të gjithë shqiptarët që ndodhen atje, madje këtë njoftim e dha edhe duke imituar moderatoren me farzën: “yjeeee”.

Ai mund ta ketë marrë ftesën e dasmës, por siç duket angazhimet profesionale ia bëjnë të pamundur prezencën në Toskana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco