Nuk ndahen telashet për Andrew Tate dhe vëllain e tij, rrezikojnë deri në 10 vite burg për…

Nuk ndahen telashet për Andrew Tate dhe vëllain e tij, rrezikojnë deri në 10 vite burg për…

17:24, 14/06/2023
A+ Aa A-

Njësia kundër krimit të organizuar të Rumanisë ka ngritur sërish akuza kundër influencuesit britaniko-amerikan, Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan. Vëllezërit Tate akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore në mënyrë të vazhdueshme.

Andrew dhe Tristan, së bashku me dy gra rumune, janë nën masën ‘arrest shtëpie’ dh në pritje të një hetimi penal për trafikim të dyshuar të qenieve njerëzore, përdhunim dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzimin seksual të grave.

Akuzat janë mohuar vazhdimisht nga vëllezërit dhe madje pretendojnë se dosja e tyre penale është bosh. Çështja pritet të shkojë në gjyq në fund të këtij muaji. Të katërt mund të përballen me një dënim me burg deri në 10 vjet nëse shpallen fajtorë për trafikim njerëzor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco