Sa shpejt kalon koha! Martohet vajza e Eminem

Sa shpejt kalon koha! Martohet vajza e Eminem

13:17, 14/06/2023
A+ Aa A-

Vajza e reperit Eminem, Alaina Scott është martuar të premten e kaluar me partnerin e saj, Matt Moeller, në një ceremoni me 125 të ftuar në Detroit.

Ajo publikoi një album fotosh nga dasma dhe nusja 30-vjeçare shkroi: “9 qershor, thjesht dita më e bukur e jetës sime”.

Nëpër foto shihen momente romantike të çiftit, unaza e martesës dhe sigurisht, motra e Alaina-s, Hailie, e cila ishte edhe shoqëruesja e nderit.

Nëpër komente, njerëzit kërkuan të shihnin Eminem-in, i cili nuk paraqitet në asnjë foto dhe disa prej tyre aluduan se reperi nuk donte të rrëmbente vëmendjen e të bijës, në këtë moment. Gjithsesi, sido që të jetë puna, Alaina duket super e lumtur dhe e dashuruar në ditën e saj të dasmës.

Edhe vajza tjetër e reperit, Hailie, ka shpallur fejesën me partnerin e saj Evan. Dyshja është takuar në universitet në vitin 2016. Pas 7 vitesh, ata shpallën fejesën dhe tani presim të shohim edhe foto nga dasma e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco