A është kapur 'mat' nga fëmijët gjatë intimitetit me bashkëshorten? Ja si përgjigjet Gent Zenelaj

A është kapur 'mat' nga fëmijët gjatë intimitetit me bashkëshorten? Ja si përgjigjet Gent Zenelaj

13:00, 14/06/2023
A+ Aa A-

Tema që u diskutua sot në “Wake Up”, bënte fjalë për intimitetin e një çifti me fëmijë.

Për të folur rreth kësaj teme, ndër të ftuarit ka qenë edhe aktori i njohur Gent Zenelaj i cili tregon se e puth gruan e tij gjithmonë në mëngjes në ashensor, para se të shpërndahen nëpër punët e tyre. Këtë gjë e bën dhe para syve të fëmijëve, ku shpesh herë bëjnë reagime mospëlqyese.

Blendi Salaj: Keni dhomë me çelës?

Gent Zenelaj: Dhomën e kemi me çelës, por nuk është çelësi pengesa. Për të gjetur këtë intimitet duhet dhe pak luhatje, duhet ta kuptosh se si është energjia e gjithë shtëpisë, si po qarkullohet e gjithë gjëja.

Enxhi Nasufi: O Gent po të kanë zënë ndonjëherë mat fëmijët?

Gent Zenelaj: Të them të drejtën jo sepse kujdesemi shumë (qesh).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco