Marrëveshja para-martesore e Georgin-es me Cristiano-n i siguron asaj një pasuri marramendëse

Marrëveshja para-martesore e Georgin-es me Cristiano-n i siguron asaj një pasuri marramendëse

10:44, 14/06/2023
A+ Aa A-

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo dhe bashkëshortja e tij Georgia Rodrigues janë ndër çiftet më të komentuar të showbizit.

E gjithë vëmendja ndaj çiftit ka ardhur, pasi lajmeve se dyshja janë drejt ndarjes.

Megjithatë asnjëri nga ata nuk i ka konfirmuar lajmet që po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa dyshja në publik shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Mirëpo media portugeze “TV GUIA” ka treguar se çfarë do të ndodhte pasi çifti të arrinte një lloj “marrëveshjeje paramartesore”.

Kjo marrëveshje ekziston në rast të problemeve mes çiftit dhe bashkë me të, Georgina do të merrte një mbështetje të madhe ekonomike nëse ata do divorcohen.

Sipas tyre, nëse influencerja do të ndahej nga Ronaldo, gjatë gjithë jetës së saj çdo muaj ajo do të merrte një pagesë prej 100,000 euro, ndërsa gjithashtu në emrin e saj do të kalonte edhe shtëpia në La Finca, në Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco