Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Luftë me vdekjen, Arbër Hajdari rrëfen momentin e vështirë!

Luftë me vdekjen, Arbër Hajdari rrëfen momentin e vështirë!

19:28, 12/06/2023
A+ Aa A-

Opinionisti i “Big Brother VIP” Arbër Hajdari ka qenë i ftuar në emisionin “S’e luan Topi” ku ka dhënë një rrëfim emocional, në të cilën ka cekur një temë delikate lidhur me fëmijërinë e tij.

Ai ka zbuluar se ka kaluar disa vështirësi me shëndetin e se ka vuajtur nga një infeksion që mjekët nuk e merrnin dot përsipër.

“Fëmijërinë time e mbaj mend të ndarë në dy pjesë. Një pjesë ajo e fillimit kur kalove disa vështirësi me shëndetin dhe gjithmonë si ai djali i vogël i shtëpisë që më shikonin me sy ndryshe duke treguar më tepër kujdes për shkak dhe të asaj që kisha kaluar. Unë historinë e vërtetë e mora vesh kur u rrita, më vonë prindërit e ndanë këtë.

Ka qenë një infeksion, në atë kohë ju e dini si ka qenë niveli i mjekësisë në Shqipëri, për të cilën prindërit gati sa nuk më humbën, pasi mjekët u dorëzuan aso kohe. Disa vite kalova në spital, e më pas Zoti kishte vendosur që mos të më merrte aq herët. Unë mbaj mend vetëm këtë periudhën që përmenda, që isha fëmija që duhet të kujdeseshin gjithë kohës.”- ka rrëfyer Arbër Hajdari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco