Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

15:03, 12/06/2023
A+ Aa A-
Gjysma e dytë e qershorit sjell surpriza të reja, ndaj shpejt e shpejt, gjej shenëjn tënde dhe zbuloji!
 
Dashi
 
E shkuara nuk ka pse të jetë pjesë e së tashmes. Prapavija e Saturnit të ndihmon të qetësohesh dhe të largohesh nga ndodhitë që kanë ndodhur, zakonet dhe njerëzit që nuk të shërbejnë dhe as të ndihmojnë të përparosh. Gjithashtu, Hëna e re në Binjakë do që ti të përqendrohesh në komunikim, dëgjimin aktiv dhe të vijosh të jesh një person brilant.
 
Demi
 
Më shumë vëmendje te financat dhe te sektori i miqësisë, i dashur Dem! Është një periudhë ku ti do t’i japësh fokusin e duhur njerëzve që të rrethojnë dhe shpejt do të kuptosh se me kë do të duash të vijosh të ruash raporte të mira dhe kë do të “eklipsosh” nga jeta jote.
 
Binjakët
 
Prapavija e Saturnit përqendrohet në sferën e karrierës dhe të bën të investosh në një qëllim më afatgjatë dhe të hartosh një plan konkret, duke llogaritur çdo hap që do të bësh. Nga ana tjetër, Hëna e re në shenjën tënde të realizon të gjitha dëshirat që ti ke shprehur, ndaj mendo se çfarë do dhe si ke dëshirë të manifestohet.
 
Gaforrja
 
Është momenti që të vendosësh në funksion njohuritë e tua të shumta. Saturni të frymëzon që të mësosh më shumë dhe që të investosh edhe më tepër në dijet e tua. Bëji vetes një pyetje të rëndësishme: “Për çfarë duhet të marrësh përgjegjësi dhe në ç’pikë duhet ta lësh veten të lirë?”
 
Luani
 
Lidhjet e bukura duan kohë, i dashur Luan! Mbështetu te personi që ka në krah dhe gjej një balancë mes ndjenjave dhe dëshirave seksuale. Në një marrëdhënie, kjo ka shumë rëndësi. Mos harro që të merresh dhe me veten, me shërimin dhe pasionet e tua.
 
Virgjëresha
 
Romanca, le të themi se është aftësi dhe fatmirësisht, ti e zotëron shumë mirë. Kjo prapavijë e Saturnit të ndihmon të shprehësh ndjesitë dhe të kesh më shumë dëshirë për të përparuar sektorin e romancës. Për sa i përket karrierës, do të kesh shanse fantastike, ndaj qëndro sa më pozitv/e.
 
Peshorja
 
Merru me gjërat e vogla, e dashur Peshore, pasi ti e di që ndryshimet e vogla sjellin hapa dhe sukses të madh. Nise nga vetja, edukimi, formimi, udhëtimet. Të gjitha këto do të të ndihmojnë që të kesh një tablo të qartë se si do ta zgjerosh horizontin tënd.
 
Akrepi
 
Gjatë kësaj jave do të ndiesh shumë emocione, por ato që do të dominojnë janë ndjesia e lidhjes me të ngjashmit e tu dhe e idesë se je i/e mbrojtur. Ki parasysh se sa i rëndësishëm është komunikimi, veçanërisht mënyra se si mendon, flet dhe sillesh me ata që të rrethojnë.
 
Shigjetari
 
Ç’është “shtëpia”? Më shumë se një godinë, një ndjesi e bukur? Këtë javë do të hysh në zonën tënde të rehatisë, ku do të të duhet të mbrosh “shtëpinë”, personat që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi, veten dhe kufijtë e tu.
 
Bricjapi
 
Empatia është shumë pozitive, por me masë. Ndërto një themel të fortë rreth empatisë tënde, sepse ndoshta po e shfrytëzojnë. Kjo javë do të sjellë më shumë komunikim, mirëkuptim, tolerancë dhe dëshirë për t’u kujdesur për veten.
 
Ujori
 
Jeto me vlerat e tua! Ajo që është e rëndësishme për ty, parimet që beson dhe u qëndron, qëllimet që ke dhe dëshira për të qenë i/e mbrojtur dhe i/e sigurt janë gjëra që vërtet ia vlen të rrezikosh.
 
Peshqit
 
Të dalësh nga zona e rehatisë është një shenjë e mirë, pasi tregon se po rritesh, po disiplinohesh dhe po merr më shumë përgjegjësi për veten. Jepi kohë dëshirave të tua, edhe nëse do të të duhet të sakrifikosh kohën me të tjerët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco