Princ William falenderon ushtarët që humbën ndjenjat gjatë provave për ditëlindjen e mbretit Charles

Princ William falenderon ushtarët që humbën ndjenjat gjatë provave për ditëlindjen e mbretit Charles

12:57, 12/06/2023
A+ Aa A-

Princi William postoi një deklaratë për të falenderuar ushtarët që morën pjesë në provat e paradës për ditëlindjen e mbretit Charles III në vapë përvëluese.

Shumë ushtarë humbën ndjenjat si pasojë e rritjes së temperaturave në Londër.

Image

“Një falenderim i madh për çdo ushtar që mori pjesë në Revizionin e Kolonelit këtë mëngjes në vapë. Kushte të vështira, por të gjithë keni bërë një punë vërtet të mirë. Faleminderit. W”, shkroi William në Twitter.

Image

Trupat britanike po praktikonin Trooping the Color përpara festës vjetore të ditëlindjes së monarkut.

Mbreti Charles III në të vërtetë ka lindur më 14 nëntor, por do ta festojë ditëlindjen dy herë në vit.

Tradicionalisht, monarkët që nuk kanë lindur në muajt e verës, festojnë dy herë sepse ka më shumë gjasa që moti të jetë i mirë për paradën Trooping the Color, e cila shënon festimin zyrtar për ditëlindjen e monarkut në Mbretërinë e Bashkuar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco