Ish-banorja e 'BBV' flet për lidhjen e Kiarës dhe Luizit: 'Martesa është e përshpejtuar'

Ish-banorja e 'BBV' flet për lidhjen e Kiarës dhe Luizit: 'Martesa është e përshpejtuar'

09:54, 12/06/2023
A+ Aa A-

Diola Dosti ishte një ndër ish-banoret e “Big Brother Vip”, e cila pas pjesmarrjes në këtë spektalël u bë mjaft e njohur për publikun shqiptar.

E teksa ditën e djeshme ishte e ftuar në emisionin “E diell”, ish-banorja foli më shumë rreth marrëdhënies së Luizit me Kiarën, çifti që krijuan një lidhje dhe e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në natën finale të “BBV”.

Diola tha që nuk ka dyshuar asnjëherë në dashurinë e tyre, por sipas saj ata martesa e tyre ka qenë e përshpejtuar sepse ata duhet ti kishin dhënë më shumë kohë njëri-tjetrit që të njiheshin më mirë.

“Nuk e kam thënë asjëherë asnjëherë që nuk e besoj dashurinë e tyre. Nuk është e vërtete. Edhe kur kam qenë aty brenda kam thënë që do doja që edhe mua të më shijkonte një mashkull ashtu siç e shikon Luizi-Kiarën. Por kur kam dalë përjashta kam thënë që martesa e tyre është pak e shpejtuar. Unë nuk dyshoj në dashuri, thjeshtë dua që çdo çift të ketë kohën për tu njohur me njëri-tjetrin. Për mendimin tim ka qenë pak e përshpejtuar.”- tha Diola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco