Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Luiz Ejlli publikon videon nga SHBA dhe jep mesazhin për ndjekësit

Luiz Ejlli publikon videon nga SHBA dhe jep mesazhin për ndjekësit

08:43, 12/06/2023
A+ Aa A-

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ndodhet prej disa ditësh tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po mban disa nga konceret e tij muzikore.

Herë pas herë këngëtari poston momente nga koncertet e tij, e së fundmi Luizi ka publikuar një video, ku duket një person, i cili rruhet në pasqyrë të makinës.

Luizi teksa jep një mesazh për ata që duan të shkojnë në Amerikë, me ironi shprehet se këtu “bëhet jeta”.

“Kur thonë hajde në Amerikë se bëhet jeta. Urdhëro, rruhet rrobi në pasqyrë të makinës. Bëhet jeta këtu!! E mirë mirë, e rrujti për nder e rrujti, shiko si e fryn faqen. Ka lezet”, shprehet Luizi, i cili më pas komunikon disa fjalë në anglisht me personin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco