Shakira dhe Lewis Hamilton përflitet se janë një çift i ri dhe më shumë detaje janë zbuluar rreth romancës së tyre të supozuar.
Këngëtarja dhe kampioni i garave në Formula 1 u panë duke u shoqëruar pasi ai garoi në Çmimin e Madh të Spanjës në F1, ku doli në vendin e dytë.
“Ata po kalojnë kohë së bashku dhe janë në fazën e “njohjes”, tha për revistën People një burim që dyshohet se i njeh të dy personazhet.
Nga ana tjetër, ish-i i Shakirës, Gerard Pique, po e vazhdon hapur romancën e tij me të dashurën e re.
© SYRI.net