Rezarta i kishte bërë një premtim Ermalit, por e theu në ditëlindjen e tij!

Rezarta i kishte bërë një premtim Ermalit, por e theu në ditëlindjen e tij!

14:21, 09/06/2023
A+ Aa A-

Ermal Hoxha ka patur ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë Rezarta Shkurta ka treguar se për fat të keq ka thyer një premtim.

Dhe një premtim goxha të bukur. Ajo i kishte premtuar bashkëshortit se asnjë ditëlindje nuk do i gjente më larg njëri-tjetrit, por së fundmi i është dashur të udhëtojë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, duke humbur kështu mundësinë të festojë pranë Ermalit.

“Sot theva një premtim që i kisha bërë vetes, se nuk do na gjente më asnjë ditëlindje larg njëri-tjetrit. Sepse sado e lumtur të jem, unë nuk di të buzëqesh me shpirt kur s’jam pranë teje. Dhe ajri nuk më ngop mjaftueshëm. Faleminderit zotit çdo sekondë që të solli në jetën time. Të dua si në ditën e parë, shoku im më i mirë, babi më i mrekullueshëm”, shkruan Rezarta.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco