Teksa përflitet për ndarje, Olsi Bylyku në mendjen e tij ka plane të reja për dasmë!

Teksa përflitet për ndarje, Olsi Bylyku në mendjen e tij ka plane të reja për dasmë!

11:32, 09/06/2023
A+ Aa A-

Olsi Bylyku dhe Egli Tako s’janë më bashkë dhe kjo u vërtetua përfundimisht në dasmën e Elgitit dhe Kleas.

Megjithëse deri tani, Egli kishte qenë mikeshë e ngushtë me Klean, nuk u shfaq në dasmën e çiftit. Olsi shkoi i pashoqëruar duke konfirmuar njëherë e mirë ndarjen.

Mirëpo, teksa intervistohej mes të ftuarve në gëzimin e çiftit, aktori i humorit i bëri lëmsh ndjekësit kur foli për plane të reja për martesë.

I pyetur nga moderatorja se kur do të martohet, ai tha:

“Shpresoj ta kem edhe unë sa më shpejt. Sot nuk u bë ajo hedhja e luleve, se mezi isha duke e prit që ta kap. Është pastaj te dasma. Do luftoj që t’i kap lulet dhe t’ia arrij që të bëjmë edhe ne një dasëm.”– u shpreh Olsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco